Sport

“El Clasico”, tension në fushë mes Xavi dhe Vinicius: “Vetëm e përkëdhela!”…

Trajneri katalanas sqaron “incidentin” me anësorin brazilian të Realit

29 Tetor 2023, 07:00 Nga DOSJA
“El Clasico”, tension në fushë mes Xavi dhe Vinicius:

SPANJE - “El Clasico” është garanci e spektaklit dhe finalja e së shtunës, me rezultatin e përmbysur nga Real Madridi, pas epërsisë së Barcelonës, e konfirmoi edhe një herë këtë. 

Por Barcelona-Real Madrid është edhe një garanci tensioni, në tribuna dhe në fushë, sepse është ndeshja më e njohur në Spanjë. Dhe kështu ishte edhe këtë herë.

Në minutën e 28-të Vinicius u ankua për një faull të Araujo, që nuk u njoh nga arbitri Gil Manzano dhe protestoi. I nervozuar nga kjo aferë, Xavi ka dashur t'i përgjigjet menjëherë brazilianit, duke i folur ballë për ballë dhe duke i dhënë e ‘përkëdhelur' në faqe, në fund të sqarimit. 

Aksioni mes të dyve nuk është përshkallëzuar, asnjëri nga dy protagonistët nuk i ka dhënë më shumë rëndësi atij momenti. As Gil Manzano. Loja vazhdoi pa problem dhe gjithçka mbeti një episod.

Trajneri i Barcelonës më pas, në fund të takimit ka treguar se çfarë i thanë njëri-tjetrit: "Unë i thashë se nuk ishte absolutisht asnjë faull. Nga ana ime ka gjithmonë respekt të plotë, nuk do të më shihni kurrë të krijoj polemika.

Unë e respektoj dhe e admiroj Vinicius si futbollist, nuk ka asnjë problem mes nesh. E përkëdhela dhe i thashë se nuk ishte faull”,- tha tekniku katalanas për DAZN.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll