Sport

“Mbreti” i ri Jude Bellingham injoron Rolling Stones, ai feston me imazhet e Beatles suksesin e Real Madridit ndaj Barcelonës...

“El Clasico” u luajt nën shenjën e Rolling Stones nga skuadra e Barcelonës, por ylli britanik i Real Madridit festoi me një postim kushtuar Beatles…

29 Tetor 2023, 01:05 Nga DOSJA
“Mbreti” i ri Jude Bellingham injoron Rolling Stones, ai feston me

SPANJE - “El Clasico” e parë e sezonit u nënshkrua nga Jude Bellingham! I riu anglez e mori lojën... vetë, duke shënuar dy gola dhe duke e përmbysuar atë në favor të Mbretëreshës  (2-1). E në fakt, rezultatin e madh Jude ka zgjedhur ta festojë me një postim të veçantë në rrjetet sociale.

Nota e lojës, që në fillim kishte një shenjë të fortë të Rolling Stones, të pranishëm në fushë, logoja e të cilëve ishte printuar enkas për këtë ndeshje në fanelën e Barçës. 

Megjithatë, Bellingham u përgjigj, duke iu referuar "rivalëve" të grupit të Liverpool-it, Beatles.  Anglezi postoi një vizual të frymëzuar nga fotografia ikonë e Beatles nga 'Abbey Road', në të cilën Valverde, ai, Kamavinga dhe Tswameni janë fotografuar në të njëjtin formacion.

Natyrisht, postimi mund të ishte frymëzuar edhe nga kënga e famshme e Beetles 'Hey Jude', të cilën “Bernabeu” tani e këndon rregullisht për hir të Judës së vet, “Mbretit” Bellingham.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll