Sport

Lajme të pakëndshme për Jose Mourinhon, në prag të përballjes me Interin...

Lojtarët kryesorë të “verdhekuqve” janë jashtë llogarive për Romën.

28 Tetor 2023, 21:12 Nga DOSJA
Lajme të pakëndshme për Jose Mourinhon, në prag të

ITALI - Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka probleme serioze me skuadrën e tij në prag të ndeshjes kundër Interit nga Seria A.

Siç dihet, “Special One” nuk do të jetë pranë vijës së kontaktit me lojtarët, pasi është i pezulluar, por ky është larg nga problemi më i madh për “verdhekuqtë”.

Paulo Dybala dhe Chris Smalling, të cilët kanë statusin e lojtarëve kryesorë për Romën, janë jashtë llogarive ndaj “zikaltërve”.

Në pikëpyetje për derbin nga kampionati italian është edhe Leonardo Spinazzola, raporton gazeta “Il Mesagero”.

Infermieria e Romës përfshin gjithashtu kapitenin Lorenzo Pellegrini dhe Renato Sanchez, të cilët vazhdojnë të rikuperohen nga dëmtimet e muskujve, gjë që e vendos Mourinhon përpara një rebusi kompleks.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll