Sport

Ende nuk ka masë disiplinore ndaj Zaniolos

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) njoftoi të shtunën se, për momentin, nuk do të ketë asnjë procedim ndaj Nicolo Zaniolo, në lidhje me rastin e basteve të paligjshme.

28 Tetor 2023, 21:24 Nga DOSJA
Ende nuk ka masë disiplinore ndaj Zaniolos

ITALI - Emri i Nicolo Zaniolos është përmendur prej disa javësh, krahas atyre të bashkatdhetarëve të tij, Sandro Tonali dhe Nicolo Fagioli, në kuadër të një hetimi të përfshirjes së tyre në baste sportive paligjshme, “histori” që po trondit futbollin italian. 

“Për momentin, nuk ka asnjë informacion apo element procedural që të tregojë se Nicolo Zaniolo ka vënë baste në ndeshjet e futbollit”,- shpjegoi Federata Italiane (FIGC) për AFP.

Nicolo Zaniolo u mor në pyetje nga policia gjatë takimit final të skuadrës së Italisë përpara dy ndeshjeve të rëndësishme kualifikuese të “Euro 2024”. Mesfushori sulmues i Aston Villa u intervistua sërish për tre orë nga prokurorët e Torinos të premten.

Sipas avokatëve të tij, të cituar nga mediat italiane të shtunën, Zaniolo pranoi se i përdorte këto platforma të paligjshme për "lojëra poker dhe blackjack, jo ndeshje futbolli".

Dy lojtarët e tjerë të përfshirë në të njëjtin skandal tashmë janë pezulluar. Sandro Tonali (Newcastle) - për dhjetë muaj dhe Nicolo Fagioli (Juventus) - për shtatë muaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll