Sport

VIDEO / Partizani merr fitoren në shtesë dhe kap Egnatian, që ngec me Skënderbeun...

Egnatia mbetet në krye të renditjes me 20 pikë, por tashmë e ndan vendin e parë me Partizanin. Me kampionët në fuqi që kanë zhvilluar një takim më pak.

28 Tetor 2023, 19:51 Nga DOSJA

VIDEO / Partizani merr fitoren në shtesë dhe kap Egnatian, që

TIRANE - Egnatia befasohet në shtesë, ndërkohë që Partizani fiton në në “frymën e fundit”. Skuadra nga Rrogozhina e mbylli në barazim 1-1 duelin në Korçë përballë Skënderbeut vendas. Azeri Vusal Isgandarli realizoi për Egnatian në minutën e tretë.

Ndërkohë kur gjithçka po shkonte drejt një fitoreje, juglindorët gjetën golin e barazimit në minutën e 13-të shtesë. Me anë të nigerianit Nnamdi Franklin Ahanonu.

Egnatia mbetet në krye të renditjes me 20 pikë, por tashmë e ndan vendin e parë me Partizanin. Me kampionët në fuqi që kanë zhvilluar një takim më pak.

“Demat” iu falën golit të Albers Kekos në minutën e dytë shtesë për të thyer 0-1 Teutën. Skuadra e Abilaliajt ndodhet në formë shumë të mirë, teksa ka fituar tri ndeshjet e fundit në kampionatin shqiptar të futbollit.

VIDEO / Partizani merr fitoren në shtesë dhe kap Egnatian, që

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll