Aktualitet

Marrja e ‘Kopshtit Botanik’ nga Bashkia/ Studentët dhe pedagogët në protestë, Mimoza Hafizi: Grabitje e pastër

29 Tetor 2019, 10:31 Nga DOSJA
Marrja e ‘Kopshtit Botanik’ nga Bashkia/ Studentët dhe

Tiranë- Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe pedagogë janë ngritur ditën e sotme në protestë para Gjykatës Administrative të Apelit për “Kopshtin Botanik”. “Shqipëri Europiane pa Kopsht Botanik”, është  një nga pankartat e studentëve.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku, ka theksuar sot vendosmërinë e pedagogëve dhe studentëve për ta kundërshtuar në mënyrë ligjore, vendimin e qeverisë. Deklarata e Drushkut u bë ndërsa Gjykata Administrative e Apelit duhet të jepte vendimin nëse do ta shqyrtojë këtë çështje apo t’ia kalojë atë Gjykatës së shkallës së parë.

Mimoza Hafizi një nga pedagoget është shprehur: “Jemi bashkë dhe protestojmë ndaj kësaj grabitje të universitetit publik. Kjo është një grabitje e pastër. Profesor Petriti është një nga kontributorët kryesor për krijimin e këtij aseti. Është një zhbërje e një kontributi të gjatë dhe një grabitje e pastër”. 

Të pranishme janë edhe forcat e Policisë por protesta është paqësore deri më tani.

Disa javë më parë qeveria me anë të një vendimi kaloi pronësinë e Kopshit Botanik nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës tek Bashkia Tiranë. Pas këtij vendimi erdhi një deklaratë nga dekani i këtij fakulteti i cili tha se ishte një vendim i paligjshëm. Kërkesa për ndryshimin e pronësisë të kësaj hapësire u bë nga Veliaj gjatë fushatës elektorale, duke i premtuar Ramës se nëse ndodhte kjo ai do të përfundonte projektin e Kopshit Zoologjik. Nuk ka munguar  edhe protestat nga ana e pedagogëve dhe studentëve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kopshti botanik i kalon bashkise tirane protesta për kopshtin botanik kopshti botanik i kalon bashkise tirane protesta për kopshtin botanik

Sondazh

Poll