Aktualitet

Problemet me pronat/ Artan Lame: Tokat në bregdet dalin me nga 4 pronarë, edhe Butrinti është marrë

29 Tetor 2019, 09:11 Nga DOSJA
Problemet me pronat/ Artan Lame: Tokat në bregdet dalin me nga 4

Tiranë- Kreu i Kadastrës, Artan Lame në një konferencë për mediet ka deklaruar se problemet me pronat në vend janë të mëdha. Lame bëri të ditur se institucioni që ai përfaqëson do të vijojë që të kryej punën për të zgjidhur konfliktet e pronave në të gjithë vendin tonë. Ai theksoi se janë trajtuar rreth 7500 ankesa nga publiku si dhe janë vënë 120 gjoba për parregullsi me pronat.  Sipas tij zonat bregdetare sipas tij dalin me 4 pronarë.

“Janë trajtuar rreth 7500 ankesa nga publiku. Janë vënë 120 gjoba. Do të shikosh këto shifra për të parë sesa i thellë është problemi me pronat. Harta e abuzimeve me pronat përfshinë të gjithë territorin e republikës. Por më problematike janë në zonat ku ka interes ekonomik. Shumica e pronave me probleme bllokojnë është investimet. Bregdeti i saj u nda dhe u stër-nda, problemet janë ngado. Para disa kohësh unë paralajmërova se problematika se ato të Vlorës do të jenë edhe në Sarandë. Edhe bregdeti i Sarandës është ndarë nga 2 deri në 3 herë. Është ndarë edhe Butrinti, ku sot del me pronarë. Nga sondazhet na del me mbivendosje për 4 pronarë për të të njëjtën tokë. Problemet do të bëhen publike edhe për Karaburunin. Edhe në Spille me vënie dorë të qeverisë u zbulua një skandal. I gjithë bregdeti aty është i ndarë si gjoja tokë buke. Do t’i ndeshim këto problematika edhe në Gjirin e Lalzit, do të vemë dotë mbi çdo plagë. Do i ndjekim këto problematikë edhe në Shkodër.Tokë buke ka në Velipojë. Në vite janë përzier me këtë llum. E bëjmë për të pakësuar konfliktet dhe nga ana tjetër, të japim mesazhin punonjësve të këtij sektori, të mos përzihen në afera të tilla”, u shpreh Artan Lame.

Pak ditë më parë Gjykata e Durrësit dha masën sigurisë për 18 personat e arrestuar, lidhur me tjetërsimin e 68 mijë metër katrorë tokë pranë Kepit të Rodonit. Mes të arrestuarve janë:  ish-drejtuesit e hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj, Etleva Nova, Ardian Kona, ish-kryetari i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi, si dhe ish-kryetar e anëtarë të komisionit të ndarjes së tokave në Bizë, juristë të hipotekës, hartografë e topografë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan lame problemet me pronat artan lame problemet me pronat

Sondazh

Poll