Aktualitet

‘Bashkë na ndajnë plumbat’, gjyqtari që kërkoi favore seksuale në Gjirokastër, del nga sistemi i drejtësisë

29 Tetor 2019, 09:46 Nga DOSJA
‘Bashkë na ndajnë plumbat’, gjyqtari që kërkoi

TIRANË- 2 vite pas publikimit të skandalit të ish-kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, i cili i kërkonte favore seksuale një qytetareje, për një çështje gjyqësore, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që t’a lejë atë jashtë sistemit të drejtësisë.

Në seancën e zhvilluar këtë të martë, KLGJ ka rrëzuar kërkesën e Boçit për t’u rikthyer në detyrë, pas pezullimit në vitin 2016 nga KLD, (Këshilli i Lartë i Drejtësisë).

KLD e pezulloi Boçin nga detyra pasi Prokuroria për Krimet e Rënda kishte nisur hetimin ndaj tij për “korrupsion pasiv”. Pavarësisht denoncimit me zë dhë figurë në media, hetimi ndaj Boçit nuk arriti të provojë fajësinë e tij.

Në dhjetor të vitit 2018 gjyqtari i pezulluar kërkoi rikthimin në detyrë e përkatësisht në gjykatën e Gjirokastrës, kërkesë e cila u refuzua ditën e sotme nga KLGJ.

Në audio-përgjimin e publikuar nga “Stop” në vitin 2016, gjyqtari i kërkoi favore seksuale qytetares R.I., në Gjirokastër për t’a ndihmuar atë me kujdestarinë e fëmijëve. Kur R.I, nuk pranoi dhe i tha se do e bënte denoncimin publik, Boçi e kërcënoi duke i thënë: “Bashkë na ndajnë plumbat”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet favore seksuale guximtar boci favore seksuale guximtar boci

Sondazh

Poll