Aktualitet

Vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, 3 kandidatët dalin para Komisionit të Ligjeve

29 Tetor 2019, 09:46 Nga DOSJA
Vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, 3 kandidatët dalin para

TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka thirrur sot në një seancë dëgjimore tre kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të shpallura nga Kuvendi.

3 kandidatet, Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji si dhe Elsa Toska do t’i përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të Komisionit.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi se Besik Muçi u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga lista e propozuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Kandidatja Arta Vorpsi pohoi se: “se përvoja e gjatë e imja do më ndihmoje në punën time për të çuar me tej të drejtën kushtetuese. Nuk kam qenë asnjëherë e angazhuar në ndonjë parti politike apo grupim politik”.

Kandidatja e dyte në seance dëgjimore Elsa Toska u shpreh se eksperienca e saj është e fokusuar tek e drejta kushtetuese.

Në vizionin tim Gjykata Kushtetuese duhet të orientohet tek respektimi i të drejtave të njeriut, në forcimin e legjitimitetit në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të behet neutralizuese e debateve kushtetuese politike. Objektivat sipas meje që duhet të ketë kjo gjykatë, do jenë në krijimin e një jurisprudence të re postreformë. Ligji për Gjykatën Kushtetuese u ndryshua gjatë reformës në drejtësi, është ndër më të mirët dhe besoj se do i përgjigjet sfidave për të ardhmen në ceshtjen e të drejtave të njeriut dhe cështjeve kushtetuese”, deklaroi Toska.

Ndërkohë, kandidatja e tretë, Fiona Papajorgji u shpreh e bindur se i plotëson kushtet për të qenë pjesë e Kushtetueses, ndërsa shtoi se ky institucion duhet të kalojë në stadin e forcimit të parimeve të vlerave kushtetuese. “Mendoj se plotësoj kushtet për të qenë anëtare e gjykatës Kushtetuese. Ka ardhur koha që Kushtetuesja të kalojë në stadin e forcimit të parimeve të vlerave kushtetuese”, tha Papajorgji.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i nisi intervistat me kandidatin Besnik Muçi më datë 7 gusht dhe më pas vijoi me të tjerët.

Shumë shpejt Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale, por për të realizuar seanca gjykimi kërkohen të paktën 6 anëtarë. Aktualisht në detyrë qëndron Vitore Tusha, por për të gjykuar dekretin e zgjedhjeve apo shkarkimin e presidentit Meta, Kushtetuesja ka nevojë edhe për disa muaj të tjerë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta vorpsi elsa toska fiona papajorgji komisioni i ligjeve ngritja e gjykates kushtetuese arta vorpsi elsa toska fiona papajorgji komisioni i ligjeve ngritja e gjykates kushtetuese

Sondazh

Poll