Aktualitet

“Se njihni ju babin tim”, djali i kryebashkiakut të Bulqizës lirohet nga gjykata pasi u kap me drogë, sfidon policinë me

29 Tetor 2019, 10:08 Nga DOSJA
“Se njihni ju babin tim”, djali i kryebashkiakut të

TIRANË– “Po ju se njihni babin tim”, kështu iu drejtua Enio Alla, i riu që shihni në këtë foto, efektivëve të repartit “Shqiponja” në Tiranë, kur e arrestuan tri ditë më parë në rrugën “Jusuf Vrioni”. Djali i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, u kap me 5.5 gram hashash të ndarë në doza, dhe duket se ata që nuk e njohën “babin” në polici, kanë arritur t’a njohin atë në gjykatë.

Ai është liruar dje nga Gjykata e Tiranës, e cila ka caktuar ndaj tij, masën e sigurimit “Detyrim paraqitjeje”, pavarësisht se ai u kap me drogë, dhe kundërshtoi forcat e policisë.

Menjëherë pas lirimit, Alla vetëm 19 vjeç “sfidon” policinë e Shtetit, duke publikuar video dhe foto nga jeta e luksit, dhe makina e tij “Range Rover”.

Dosja.al sjell pamjet e të riut, të postuara prej vetë Allës në rrjetet sociale, ku më e fundit është postuar jo më larg se 8 orë më parë.

Policia e fshehu arrestimin e Allës, ndërsa gjykata e liroi atë pasi mediat arritën t’a verifikonin e t’a publikonin lajmin. Djali i Lefter Allës, Enio, pasi u sigurua që babain tashmë e njohin edhe policët, edhe gjyqtarët, është rikthyer sërish tek jeta e tij…mes shpejtësisë, makinave të luksit, jetës së natës, dhe pijeve të shtrenjta.

(f.m/f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet djali i kryebashkiakut të bulqizës enio alla lefter alla arrestohet djali i kryebashkiakut të bulqizës enio alla lefter alla

Sondazh

Poll