Aktualitet

Kokainë nga Kolumbia! Sekuestrohet 3 mln € pasuri e grupit kriminal në Shkodër, kreu me dy emra ‘fshihej’ pas k

29 Tetor 2019, 10:12 Nga DOSJA
Kokainë nga Kolumbia! Sekuestrohet 3 mln € pasuri e grupit kriminal

TIRANË– Janë sekuestruar 3 milionë euro pasuri të një grupi kriminal që operonte në trafikun ndërkombëtar të kokainës, dhe të ardhurat e përfituara prej saj i investonte në Shqipëri.

Dosja.al mëson se tre anëtarë të grupit kriminal Eri Pelinku, Armando Doçaj dhe Dëfrim Eçi me në krye shkodranin Jetmir Kastrati, të cilët u arrestuan më 26 qershor 2019 në Danimarkë, kishin mbytur me kokainë vende të ndryshme të Europës, furnizimin e të cilës e merrnin në Kolumbi.

Pronat e sekuestruara rezultojnë të regjistruara në emër të familjarëve apo personave me të cilët kanë lidhje miqësore dhe shoqërore me katër të arrestuarit.

Pasuritë e sekuestruara:

Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;

10  apartemente banimi, në plazhin e Velipojës;

1 apartament banimi në Shkodër;

14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit;

Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 3 milionë euro.

Kastrati rezulton të jetë shkodrani që drejtonte dhe financonte grupin e gjerë të trafikut të kokainës, që vepronte në territorin e Danimarkës,Gjermanisë, Hollandës, Suedisë, Belgjikës, Shqipëri e vende të ndryshme të Europës.

Paratë e përfituara nga ky aktivitet kriminal ishin investuar në Shqipëri dhe të regjistruara në emër të familjarëve të tij dhe të afërmve të tre personave të tjerë të arrestuar Dëfrim Eçi, Armando Duçaj, dhe Eri Pelinku.

Jetmir Kastrati njihej në Danimarkë me emrin që mbante në pasaportën kosovare, Sokol Krasniqi, ndërsa Eri Pelinku, njihej edhe me pseudonimet Eri Elbasani apo Ergys Elbasani. I arrestuari tjetër Armando Doçaj njihej ndryshe edhe si Astrit Doçaj.

Në muajin qershor të këtij viti u zhvillua megaoperacioni “Goldfinger” nga EUROPOL në koordinim me autoritetet të 7 shteteve të ndryshme përfshirë edhe Shqipërinë kanë realizuar një megaoperacion duke goditur një grup kriminal që merrej me trafikimin e drogërave të forta të Europës.

Pjesë e këtij grupi në rolin e administruesit të pasurisë është dhe kunati i Kastratit, Astrit Beqiri. Nga rregjistrimi në zyrat shtetërore me qëllim për të fshehur pronësinë reale mbi to, Astrit Beqiri rezulton zotëruesi i pasurisë së majmë që u sekeustrua më 26 qershor të këtij viti.

51-vjeçari ra në pranga teksa ndodhej në shtëpinë e tij në Shkodër ndërsa u sekuestruan 200 mijë euro, 10 milion lekë, 7 automjete, 1 biznes me vlerë investimi mbi 1 milion euro, që dyshohet të jenë siguruar si pasojë e tregtimit të narkotikëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armando docaj astrit beqiri defrim eci eri pelinku jetmir kastrati operacioni goldfinger armando docaj astrit beqiri defrim eci eri pelinku jetmir kastrati operacioni goldfinger

Sondazh

Poll