Sport

VIDEO/ Surpriza e bukur Girona, mund Celta Vigon dhe merr kreun e La Liga-s...

Nuk është më një ëndërr, por një realitet i prekshëm në La Liga

28 Tetor 2023, 00:17 Nga DOSJA
VIDEO/ Surpriza e bukur Girona, mund Celta Vigon dhe merr kreun e La Liga-s...

SPANJE - Vetëm pak orë përpara “El Clasicos”, skuadra e Michel merr kryesimin e La Ligas, pas suksesit minimal 1-0 ndaj Celta Vigos në takimin e parë të javës së 11-të.

Vendasit diktuan ritmin dhe e dominuan kundërshtarin, me rastet që nuk i munguan.

Gutierrez dhe Yan Couto ishin maksimalisht të rrezikshëm në pjesën e dytë, por goli erdhi në kohën shtesë, me Yangel Herreran që realizoi në minutën e 90+1’.

Pas këtij këtij suksesi, Girona merr kreun me 28-të pikë, tre më shumë se Real Madrid dhe katër më shumë se Barcelona, ndërsa Celta Vigo nuk del dot nga kriza dhe mbetet me gjashtë pikëve, në vendin e 18-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll