Aktualitet

Dalja e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave/ Prokuroria e Përgjithshme: Fryt i kontributit të 7 prokurorëve të vendit

Përmes një postimi në faqen zyrtare në platformën “X”, Prokuroria e Përgjithshme, shkruan se ky vendim i FATF është produkt i zbatimit të strategjisë së hartuar prej saj në vitin 2020.

27 Tetor 2023, 14:34 Nga h.k
Dalja e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave/
Prokuroria e Pergjithshme

TIRANË-Prokuroria e Përgjithshme në Shqipëri, përshëndeti vendimin e FATF (Financial Action Task Force) për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në platformën “X”, Prokuroria e Përgjithshme, shkruan se ky vendim i FATF është produkt i zbatimit të strategjisë së hartuar prej saj në vitin 2020. Kontributin kryesor në këtë luftë sipas Prokurorisë së Përgjithshme e kanë dhënë seksionet e posaçme në 7 prokuroritë e kryesore të vendit.

"Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave, fryt ky edhe i një kontributi thelbësor të seksioneve të posaçme në 7 prokuroritë kryesore të vendit, ngritur në kuadër të zbatimit të strategjisë së hartuar nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2020 për të luftuar fenomenin”, shkruan kryeprokurori.

shqiperia del nga lista gri

Sondazh

Poll