Aktualitet

‘Gërdeci’/ Dëshmia e ish-ushtarakut që ishte mbikëqyrës në procesin e demontimit: Kishte masa kundër zjarrit

Cuka tregoi se në vendin e punës, kishte zjarrfikëse që perdoreshin për fikjen e zjarrit.

27 Tetor 2023, 13:45 Nga A.B
‘Gërdeci’/ Dëshmia e ish-ushtarakut që ishte
Fatmir Mediu

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet seanca për Gërdecin. Në GJKKO ka dhënë dëshminë e tij, Zabit Çuku, ish-ushtarak që ishte mbikëqyrës në procesin e demontimit të armëve në Gërdec. Ai ka treguar se në ditën e shpërthimit, pa fillimisht tym të bardhë, që sipas tij vinte nga djegia e barutit. Cuka tregoi se në vendin e punës, kishte zjarrfikëse që perdoreshin për fikjen e zjarrit.

“Ka patur masa kundër zjarrit”, -deklaroi në sallën e gjyqit Çuku.

Kujtojmë se në seancat gjyqësore për procesin ‘Gërdeci’, po thirren dëshmitarë, mes tyre edhe familjarë të viktimave./Dosja.al

dosja gerdeci fatmir mediu

Sondazh

Poll