Aktualitet

“Ufo” kundërshton arrestimin/ Paja i dënuar me 25 vite në burg në Itali, avokati: Dy herë për të njëjtat akuza, nuk mund të dënohesh

Idajet Beqiri avokati i tij ka thënë se klienti e ka kryer një herë dënimin në Itali dhe sipas tij nuk ka më në dispozitë vepër penale

27 Tetor 2023, 13:52 Nga h.k
“Ufo” kundërshton arrestimin/ Paja i dënuar me 25 vite
Ilir Paja

TIRANË-Ilir Paja, një nga figurat e njohura të botës së krimit, me pseudonimin “Ufo” ka kundështuar vendimin për vuajtjen e dënimit në Itali. Paja akuzohet për disa vepra penale nga gjykata italiane lidhur me ngjarjet e viteve të shkuara.

Idajet Beqiri avokati i tij ka thënë se klienti e ka kryer një herë dënimin në Itali dhe sipas tij nuk ka më në dispozitë vepër penale. Ai tha se nuk mund të kryhet dënimi dy herë për të njëjtat akuza.

Paja e ka shlyer dënimin italian, janë të njëjtat fakte penale. Nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtat fakte penale.”, tha Beqiri. Sipas Beqirit, gjykata pretendon se nuk janë të njëjtat fakte, por të ngjashme. Duke marrë shkas nga këto pretendime, gjyqtari Taulant Banushi kërkoi kohe që të njihej me dosjen, ndërkohë që vendimin do e shpallë më 3 nëntor."-tha Beqiri. 

ilir paja idajet beqiri

Sondazh

Poll