Aktualitet

Ish-minatorët protestojnë para Kryeministrisë: Duam takim me Ramën, ose të na fusin në burg

Disa prej tyre të irrituar kanë bërë thirrje se nëse nuk plotësohen kërkesat, më mirë t'i fusin në burg. 

27 Tetor 2023, 12:12 Nga h.k
Ish-minatorët protestojnë para Kryeministrisë: Duam takim me
Minatoret

TIRANË-Ish-minatorët kanë protestuar ditën e sotme para Kryeministrisë për të kërkuar miratimin e statusit dhe rishikimin të pensioneve. Kërkesën e tyre ia drejtojnë disa institucioneve kryesore të vendit, ish-minatorët kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat.

Protestuesit kanë kërkuar dhe një takim me kryeministrin Rama lidhur me ankesat por ende nuk ka një informacion lidhur me kërkesën e tyre. Disa prej tyre të irrituar kanë bërë thirrje se nëse nuk plotësohen kërkesat, më mirë t'i fusin në burg. 

Ligjet në fuqi nuk u përpiqen nevojave të minatorëve, kërkojmë miratimin e statusit të minatorit. Është nevojë urgjente për mijëra minatorë që punojnë aktualisht apo janë në pension. Miratimi i tij i jep dinjitetin punës në minierë, i cili mungon prej kohësh. U drejtojmë kërkesa për takim kryeministrit. Kërkojmë përgjigje sa më shpejt. Bashkangjitur këtyre kërkesave kemi një draft të të drejtave që duhet të garantojë statusi i minatorit. Kemi më shumë se 11 mijë firma për këtë draft. Do të vazhdojmë protestat para parlamentit, e radhës është ditën e hënë në orën 16:30. Ftojmë të na bashkohen të gjithë ata që mbështesin këtë kauzë”, u shprehën ata mes të tjerash.

I bëjmë thirrje që të ‘trazohet’ shteti. Ose të na fusin në burg më mirë. Ose të drejtën, ose jetën. “, tha një tjetër protestues.

protesta e minatoreve

Sondazh

Poll