Aktualitet

Tragjedia e Gërdecit, dëshmon ish-punonjësja Caje Ciku: Nuk bëra trajnim për të punuar tek predhat

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur dëshminë e Caje Cikut, ish-punonjëses në sektorin e predhave.

27 Tetor 2023, 13:54 Nga h.k
Tragjedia e Gërdecit, dëshmon ish-punonjësja Caje Ciku: Nuk
Gerdeci

TIRANË-Seanca e radhës së çështjes “Gërdeci” ka nisur paraditen e sotme me dëshmin e 7 përsonave të cilët kanë pasur lidhje me ngjajre. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur dëshminë e Caje Cikut, ish-punonjëses në sektorin e predhave.

Caje Çiku: Isha e punësuar nga qershori 2007 deri në 2008 tek sektori i fishekëve  dhe më pas kam kaluar brenda tek larja e predhave brenda në magazinë. Nuk kishim kontrata pune dhe nuk na kërkuan  asnjë dokument. Atë ditë isha brenda dhe ka qenë orari i drekës. Kemi parë zjarrin qe ka rënë jashtë godinës dhe kemi ikur me vrap deri në Fushë Prezë. Materialet janë transportuar me karroca, kemi dëgjuar qe janë salduar karrocat por unë nuk e di.

Avokati: A kishte mjete për të fikur zjarrin?

Dëshmitarja: Jam pyetur nuk kishte mjete për të fikur zjarrin. Unë skam parë të bjerë zjarr herë tjetër, kam marrë vesh që dëmtoheshin karrocat, por ne ishim grup tjetër.

Avokati i Mediut: Zonja në dëshminë e parë ka shprehur që nuk u di kuptimin  dhe kërkoj qe të kundërshtohet dëshmia e parë e dhënë në atë kohë.

Kujtojmë se në seancat gjyqësore për procesin ‘Gërdeci’, po thirren dëshmitarë, mes tyre edhe familjarë të viktimave. Gjyqi nisi nga SPAK pasi u kërkua rigjykimi i Mediut, për akuzën, si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

Apeli i GJKKO vendosi hapjen e çështjes duke marrë të pandehur ish-ministrin. Ndërkohë Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm duke pretenduar se vendimi i Apelit është antikushtetues. Sipas avokatëve të tij, ky vendim cënon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.

dosja gerdeci caje ciku

Sondazh

Poll