Aktualitet

“Mungesa e ujit në Mezhgoran”/ Banorët vazhdojnë protestën: Do ta ndjekim në rrugë ligjore

Prej ditësh banorët vazhdojnë protestën e tyre, duke bërë thirrje që të ndalohen punimet e investimit dhe t’i kthehet pasuria e vetme , që sipas tyre ka Mezhgorani, që është uji.

27 Tetor 2023, 12:30 Nga h.k
“Mungesa e ujit në Mezhgoran”/ Banorët vazhdojnë
Protesta

TEPELENË-Prej ditësh banorët e fshatit Mezhgoran janë ngritur sërish në protestë lidhur me ankesën se fshati rrezikon të mbetet pa ujë për shkak të një investimi privat. Ata kanë bërë të ditur se përveç bllokimit të rrugës do të dërgojnë një kallëzim në gjykatë. Disa prej tyre shprehen se tokat bujqësore të fshatit në Kadastër, janë të shënuara me ujë dhe pas investimit rrezikojnë të shënohen si toka pa ujë.

Nga ana tjetër një banorë i irrituar, tha se shtëpia e tij është mbi burim dhe nuk ka ujë. Prej ditësh banorët vazhdojnë protestën e tyre, duke bërë thirrje që të ndalohen punimet e investimit dhe t’i kthehet pasuria e vetme , që sipas tyre ka Mezhgorani, që është uji.

Janë tokat bujqësore që kanë fshatarët, kjo është tokë me ujë në dokumenta, tani cfarë do quhet tokë pa ujë. Unë jam fiks në vendin e ujit, e kupton kam shtëpinë mbi ujë dhe unë mos të pi ujë.”-tha një nga banorët.

Nga ana tjetër një nga gratë protestuesë ankohej për mungesën e investimeve në fshat dhe për rrezikun e shtëpive të tyre lidhur me problemin që sjell investimi privat.

"Nuk mbahet shtëpia pa ujë o xhan, këta nuk kanë bërë asnjë investim në fshat dhe mirë që s’kanë bërë por duan t’i marrin dhe ujin."-përfundoi ajo. 

protesta e banoreve ne mezhgoran

Sondazh

Poll