Aktualitet

Mosprania e Mitsotakis në përurimin e bustit të të atit, mediat greke: Nën hijen e çështjes ‘Beleri’, u shmang falja e mëkateve të Ramës

Ceremonia u zhvillua nën hijen e çështjes Beleri, si dhe u vu re mungesa e Kyriakos Mitsotakis dhe përfaqësisë së minoritetit grek.

27 Tetor 2023, 12:03 Nga A.B
Mosprania e Mitsotakis në përurimin e bustit të të atit,
Busti

GREQI- Inagurimi i bustit në Derviçan për ish-kryeministrin grek, është komentuar në mediat greke. Kështu, Kathimerini thekson se ceremonia u zhvillua nën hijen e çështjes Beleri, si dhe u vu re mungesa e Kyriakos Mitsotakis dhe përfaqësisë së minoritetit grek.

'Kyriakos Mitotakis, kryeministri aktual i ka premtuar Edi Ramës gjatë vizitës së bujshme të 2022 se do të jetë prezent në ceremoninë në nder të të atit, por gjyqi në zhvillim i Fredi Belerit, një çështje që sipas qeverisë greke dhe opozitës shqiptare është e sajuar për qëllime të tjera, nuk ka lejuar të realizohet diçka e tillë, për të mos u transmetuar si “falje e mëkateve” të kryeministrit shqiptar. Për të mbetur tipikë, qeveria greke është përfaqësuar nga deputeti, ish-ministër i Jashtëm dhe ish-ministër i Mbrojtjes, Dhimitris Avramopoulos'- shkruan “Kathimerini”.

kyriakos mitotakis

Sondazh

Poll