Aktualitet

FOTO/ Zbulohet busti ish-Kryeministrit grek Mitsotakis në Dropull, ceromonia shoqërohet me valle greke

Pas inagurimit ceremonia u shoqërua me valle dhe këngë greke të organizuara nga Bashkia Dropull. Zyrtarët zgjodhën të bënin foto pranë bustit ku të pranishëm përvec institucioneve ishin dhe banorë të Dropullit. 

27 Tetor 2023, 11:41 Nga h.k
FOTO/ Zbulohet busti ish-Kryeministrit grek Mitsotakis në Dropull,
Momenti i inagurimit

DROPULL-Në sheshin e Derviçanit u përurua paraditen e sotme busti ish-kryeminstrit grek Konstadinos Mitsotakis. Zyrtarët e lartë grek dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas fjalëve të tyre, zbuluan bustin e liderit të njohur grek.

Pas inagurimit ceremonia u shoqërua me valle dhe këngë greke të organizuara nga Bashkia Dropull. Zyrtarët zgjodhën të bënin foto pranë bustit ku të pranishëm përvec institucioneve ishin dhe banorë të Dropullit. 

Konstantinos Mitsotakis, është babai kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, për të cilin kreu i qeverisë tha se do të kishte dashur që të ishte sot i pranishëm.

perurimi i bustit ne derviçan

Sondazh

Poll