Aktualitet

Përurimi i bustit të ish-kryeministrit grek Mitsotakis në Derviçan, Rama merr pjesë i shoqëruar nga zyrtarët grek

Busti i ish-Kryeministrit ka ardhur si kërkesë e komunitetit gjatë vizitës para disa muajsh të Kryeministrit të Greqisë Mitsotakis, të birit që profilit iu kushtua skulptura.

27 Tetor 2023, 10:21 Nga h.k
Përurimi i bustit të ish-kryeministrit grek Mitsotakis në
Edi Rama

DROPULL-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë paraditen e sotme në përurimin e bustit të ish-Kryeministrit Kostandinos Mitsotakis në Derviçan të Dropullit. Të pranishëm në përurimin e bustit morën pjesë dhe zyrtarë të lartë grekë të cilët kanë shprehur mbështetjen për komunitetin e tyre minoritar. Busti i ish-Kryeministrit ka ardhur si kërkesë e komunitetit gjatë vizitës para disa muajsh të Kryeministrit të Greqisë Mitsotakis, të birit që profilit iu kushtua skulptura.

Do vendosim bustin e të ndjerit këtu në këtë zonë, babait tuaj. Për të merituar ti një bust në të ardhmen duhet të vish 5 herë këtu. Por duhet të fitosh zgjedhjet njëherë që të vish si kryeministër. E dyta, në përvjetorin e të atit ne shpresojmë ta kemi këtu. Na jep fjalën të vish këtu ta inagurojmë, se unë do jem prapë kryeministër, të inagurojmë sheshin dhe vendosjen e bustit.” Mësohet të ketë thënë Rama në takimin e kaluar.

perurimi i bustit ne derviçan

Sondazh

Poll