Aktualitet

'Është kapur nga Rama'/ Aktivisti shpalos pankartën në takimin me Lindita Nikollën, tensione mes anëtarëve të 'Vatras' në SHBA

Kryetari i Vatras në zonën e Manhattan Agustin Mirakaj dhe bashkëshortja e tij nuk u lejuan që të merrnin pjesë në takim. Pas disa minutash debate, ato qëndruan në fund të sallës, prej nga ndoqën takimin me Lindita Nikollën.

27 Tetor 2023, 09:37 Nga A.B
'Është kapur nga Rama'/ Aktivisti shpalos pankartën
Konflikti

SHBA- Tensione dhe përleshje mes anëtarëve të grupit 'Vatra' në SHBA. Sipas një video që po qarkullon në rrjetet sociale, dy prej aktivistëve nuk u lejuan që të merrnin pjesë në një mbledhje ku e pranishme ishte edhe kryeparlamentarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Kryetari i Vatras në zonën e Manhattan Agustin Mirakaj dhe bashkëshortja e tij, u paraqitën në këtë mbledhje me një pankartë: 

'Vatra e kapur nga Edi Rama'

Mirëpo, ata nuk u lejuan që ta shpalosin këtë pankartë, e më pas nisi edhe debati me personat e pranishëm.

'Do më kapësh ti me dorë mua? Nëse më prek do të shkoj në polici"- i thotë Mirakaj personit që i kërkoi të largohej nga salla. 

federata vatra

Sondazh

Poll