Aktualitet

Dosja e ish-kompleksit “Partizani”/ Gjykata e la në “arrest me burg”, Jamarbër Malltezi ankimon vendimin

Ndaj tij janë ngritur akuzat për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

27 Tetor 2023, 10:11 Nga A.B
Dosja e ish-kompleksit “Partizani”/ Gjykata e la në
Jamarber Malltezi

TIRANË- Dhëndri i kreut të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka ankimuar në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që dha masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. Malltezi u arrestua në aeroport mbrëmjen e së shtunës (21 Tetor) dhe dy ditë më pas doli para togave të zeza.

GJKKO nuk ndryshoi masën e sigurisë duke lënë në qeli Jamabër Malltezin, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” në kryeqytet, ku për të njëjtën ështje ndaj vjehrrit të tij Sali Berisha është dhënë masa “detyrim paraqitje”

Ndaj tij janë ngritur akuzat për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale./Dosja.al

jamarbër malltezi

Sondazh

Poll