Aktualitet

Java e katërt e protestës/ Studentët e mjekësisë ngjisin banderolën në derën e zyrës së rektorit: Shfuqizoni ligjin!

Studentët kanë dërguar tre kërkesa për rektoratin, ku në një nga pikat kërkohet dhe marrja e masave ndaj pedagogëve që ushtrojnë presion për zhvillimin e protestës ndaj studentëve, si një cënim i të drejtave të tyre në lirinë akadamike.

27 Tetor 2023, 10:36 Nga h.k
Java e katërt e protestës/ Studentët e mjekësisë
Studentet e mjekesise

TIRANË-Studentët e Mjekësisë paraditen e sotme kanë vijuar protestën kundër ligjit që i detyron atyre qëndrimin në Shqipëri pas diplomimit. Protestuesit kanë vazhduar bojkotin e tyre përpara godinës të rektoratit të Mjekësisë, ku i janë drejtuar me një deklaratë që kërkon përkrahje për shfuqizimin e ligjit.

Studentët kanë dërguar tre kërkesa për rektoratin, ku në një nga pikat kërkohet dhe marrja e masave ndaj pedagogëve që ushtrojnë presion për zhvillimin e protestës ndaj studentëve, si një cënim i të drejtave të tyre në lirinë akadamike. Mësohet se studentët kanë ngjitur një banderol në zyrin e Rektorit të Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata. 

Kërkesa e studentëve të Mjekësisë:

I nderuar Z. Rektor,

Siç jeni në dijeni, ne studentët e degës Mjekësi e Përgjithshme jemi prej tri javësh në bojkot të procesit mësimor të vitit akademik 2023-2024. Lëvizja jonë ka përfshirë protesta, bojkotin dhe tashmë nisjen e ndjekjes ligjore në Gjykatën Kushtetuese me qëllim shfuqizimin e ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e studimit të ciklit të dytë ‘Mjekësi e Përgjithshme’  në institucionet publike të arsmit të lartë”.

Në këtë situatë ne kërkojmë mbështetjen tuaj si titullar i UMT si më poshtë vijon:

1.Deklarimin tuaj publik se Universiteti nuk do të na paraqesë asnjë kontratë në zbatim të ligjit nr 60/2023 deri në përfundim të shqyrtimit të padisë sonë nga GjK.

2.Deklarimin tuaj publik se Universiteti dhe Ju personalisht jeni në krah të studentëve dhe na mbështesni në lëvizjen tonë.

3.Marrjen e masave për të mos lejuar pedagogët të ushtrojnë presion të çdo forme ndaj studentëve me qëllim detyrimin për ndalimin e bojkotit.

Nisur nga situata jonë emergjente, keni kohë të na ktheni përgjigje mbi kërkesat e mësipërme deri të premten, më datë 27 tetor 2023.

Në rast të një mosreagimi nga ana Juaj do të jemi të detyruar të intensifikojmë lëvizjen tonë me marrjen e masave përshkallëzuese.

Me respekt, studentët.

protesta e studenteve te mjekesise

Sondazh

Poll