Politike

“Politika trazon vëllazërinë tonë”/ Rama për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi: Keqkuptimet kalojnë, jemi si dy pika uji

Rama u shpreh se hera herës politika me nevojat e saj elektorale trazon rrjedhën e vëllazërisë mes Shqipërisë dhe Greqisë, por shtoi se “këto janë gjëra që kalojnë”.

27 Tetor 2023, 11:01 Nga A.B
“Politika trazon vëllazërinë tonë”/ Rama
Edi Rama

DROPULL- Në inagurimin e sheshit të emëruar pas ish-kryeministrit grek Konstantinos Mitsotakis në qytetin e Dropullit, kryeministri Edi Rama komentoi edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.  Rama u shpreh se hera herës politika me nevojat e saj elektorale trazon rrjedhën e vëllazërisë mes Shqipërisë dhe Greqisë, por shtoi se “këto janë gjëra që kalojnë”.

Rama tha se ajo që na ndan nuk e largon kurrë atë që i bashkon popujt shqiptarë dhe grekë, ndërsa i cilësoi këto të fundit si “dy pika uji”.

Hera herës politika me nevojat e saj elektorale, jo domethënëse për fatet e vendeve tona trazon rrjedhën e vëllazërisë tonë, por janë gjëra që kalojnë. Mirë do ishte të mos ndodhin, por kalojnë edhe sherre e keqkuptime mes vëllezërish që jetojnë në shtëpi të ndryshme. Keqkuptimet jo vetëm kalojnë, por e bëjnë më të fortë lidhjen e pandashme mes dy popujve tanë. Nuk e di nëse Konstantinos Mitsotakis po na sheh nga lart, më pëlqen të mendoj që edhe dielli që u shfaq është buzëqeshja e tij. Po e mbyll duke uruar që Shqipëria dhe Greqia të kenë më shumë njerëz të ngjashëm me njeriun në këtë bust. Ajo që na ndan nuk e largon kurrë atë që na bashkon. Jemi dy popuj që ngjajmë si dy pika uji”, u shpreh ai.

edi rama

Sondazh

Poll