Politike

Ish-kompleksi Partizani/ Berisha: SPAK ka fshehur 500 dokumente nga dosja

Po ashtu Berisha ka deklaruar se kanë shitur apartamente në gropë me çmim më të ulët dhe se SPAK i ka të gjitha kontratat.

26 Tetor 2023, 22:02 Nga I.A
Ish-kompleksi Partizani/ Berisha: SPAK ka fshehur 500 dokumente nga dosja
Sali Berisha

TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se dhëndri i tij, si një nga trashëgimtarët e asaj prone, hyri në biznes jo vetëm me 113 metra katrorë si përfitues, por me 1250 m2. I ftuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan, Berisha u shpreh se Jamarbër Malltezi kishte blerë edhe toka të tjera në të njëjtin vend nga kushërinjtë e tij përfitues. Po ashtu Berisha ka deklaruar se kanë shitur apartamente në gropë me çmim më të ulët dhe se SPAK i ka të gjitha kontratat.

“Abi Malltezi ka përfituar nga privatizimi 113 m2. Ka blerë nga kushërinjtë e vetë dhe ka arritur 1250 metra katrorë. Fatmir Bektashi, ndërtues prej shumë vitesh, edhe ai është edhe pronar. Abi Malltezi është futur me 1250 m2, ka vendosur 60 mijë Euro, siç e thotë vetë Fatmir Bektashi, 3 ortakët ranë dakord që të shesin në gropë. Ata kanë shitur me 650, 730 Euro, në një kohë kur 100 metra më tutje sishiten 960 Euro metri.

Në dosjen e SPAK-ut janë 500 kontrata që dëshmojë shitjen në gropë. Janë të gjitha faturat  pagesave bankare të atyre që kanë blerë apartamente në themel. SPAK-u e ka fshehur këtë. Pse  e fshehu SPAK? Vetëm për të nxjerrë Jamabër Malltezin për të mashtruar publikun. Në qoftë se ti thua se ky hyri me 100 metra dhe doli me 5 milionë bën një mashtirm monstruoz. Se ky nuk hyri me 100 metra por me 1250 metra. Ja u bleu kushërinjve. SPAK-u e di që nuk qëndrojnë, sepse janë të gjitha faturat bankare, e gjithë planimetria që ky ka blerë parcelat. SPAK ka mbi 500 fatura”, tha Berisha.

sali berisha jamarbër malltezi

Sondazh

Poll