Politike

“Meta është larguar nga vendi”? Berisha: Nuk mund të them se ku është, nuk kam folur që nga e shtuna

Berisha u pyet nëse ka dijeni se ku ndodhet Ilir Meta, kryeopozitari u shpreh se nuk e di, pasi ai udhëton.

26 Tetor 2023, 22:56 Nga I.A
“Meta është larguar nga vendi”? Berisha: Nuk mund të
Sali Berisha

TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se nuk ka biseduar me aleatin e tij Ilir Meta që prej të shtunës së 21 Tetorit. I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Berisha u pyet nëse ka dijeni se ku ndodhet Ilir Meta, kryeopozitari u shpreh se nuk e di, pasi ai udhëton.

Fevziu: A e dini ku është Ilir Meta se sot ka gjatë gjithë ditës ka qarkulluar një lajm që z.Meta nuk gjendet në Shqipëri?

Berisha: S’më ka rënë puna këto ditë me fol. Të them të vërtetën nuk mund të them se ku është se ai udhëton. Jo, nga e shtuna e këtej nuk kam folur, nuk kam telefonuar.

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll