Politike

Berisha: Jamarbër Malltezi nuk ka marrë as 10% të sipërfaqeve që i takonte

Berisha thotë se fisi Begeja, kanë qenë pronarët e tretë të tokave më të mëdha në Tiranë.

26 Tetor 2023, 22:14 Nga I.A
Berisha: Jamarbër Malltezi nuk ka marrë as 10% të
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, edhe pse me gjyshër pronarë të mëdhenj tokash, nuk ka marrë as 10% të pronave të tij. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha thotë se fisi Begeja, kanë qenë pronarët e tretë të tokave më të mëdha në Tiranë.

"Gjatë mandatit 1992-1997, 80% të të dosjeve të pronësisë në Tiranë, kanë marrë zgjidhje. Pronarë kanë qenë 800 mijë dhe kam keqardhje për ata 60 mijë. Ky është në këmbë dhe drejton këtë emision, është nga pronarët dhe mund të ketë marrë 10 -15% të pronës së tij. Fisi Begeja, pas Toptanëve, kanë qenë pronari i tretë i tokave më të mëdha në Tiranë. Jamarbër Malltezi, në të gjitha variantet, ndonëse me gjyshe pronare të madhe në Tiranë, gjysh pronar të madh në Shkodër, nuk ka marrë absolutisht, as 10% të sipërfaqeve që i takonte dhe sot ata mund të kenë edhe 30-50 fishin si trashëgimi të atyre që përmend ti. Në atë zonë, nuk kanë pasur 38 mijë, me dokumenta zyrtare, 5 familjet kanë 65 mijë metra katrorë. 5 mijë metra ja dhuruan komunitetit për të ndërtuar gjimnaz. Ku shkoi gjimnazi a e dini ju apo jo? E mori tokën Edi Rama me Bolinon, e morën me 1 Euro tokën dhe ndërtuan ndërtesën e shtypit," tha Berisha.

sali berisha jamarbër malltezi

Sondazh

Poll