Politike

"Sot jam i motivuar si në 91` kur u përballa me diktaturën", Berisha: Mjeranë janë ata që mendojnë se mund të më përulin

Berisha shprehet se janë mjeranë të gjithë ata që mendojnë se mund ta përulin atë.

26 Tetor 2023, 22:35 Nga I.A
"Sot jam i motivuar si në 91` kur u përballa me
Sali Berisha

TIRANË-Kryeopozitari, Sali Berisha thotë se tani ndihet më i motivuar se asnjëherë më parë në betejën e tij. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha shprehet se janë mjeranë të gjithë ata që mendojnë se mund ta përulin atë.

"Një pjesë të vërtetës do ta them. Ndihem më i motivuar se kurrë në betejën time. Pjesa tjetër është kjo: 33 vite më parë, unë kam marrë vendim dhe ky ishte përballja me diktaturën, nuk ishte i lehtë. Kur unë vendosa t’i them mirupafshim, regjimi ishte i dobët, por mjetet i kishte të forta, por unë vendosa dhe e bëra për dinjitetin tim. Sot jam i motivuar si ato ditë dhe i gjithë sekreti i atyre që kanë menduar se mund të… Janë mjeran cilido që mendon se mund të më përkulë sepse unë e kisha betejë për dinjitetin tim. Nuk kisha asnjë ambicie tjetër," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll