Politike

“Do doja të ishte këtu”/ Rama në përurimin e bustit të babait të Mitsotakis: Ai do të kthehet në këtë shesh

Nga ana tjetër Rama falenderoi zyrtarët grekë, të pranishëm në përurim, duke thënë se i vjen mirë që midis tyre ka ardhur një deputet i thinjur i Greqisë.

27 Tetor 2023, 10:52 Nga h.k
“Do doja të ishte këtu”/ Rama në përurimin e
Edi Rama

DROPULL-Kryeministri Edi Rama gjatë përurimit të bustit të ish-kryeministrit grek, Kostandinos Mitsotakis në Dropull është shprehur se do donte të ishte dhe i biri i tij i pranishëm. Rama vlerësoi figurën e ish-kryeministrit grek si një poliglot që nuk ndahej nga librat dhe si një zë i fortë i demokracisë greke.

Nga ana tjetër Rama falenderoi zyrtarët grekë, të pranishëm në përurim, duke thënë se i vjen mirë që midis tyre ka ardhur dhe një ish-kryebashkiak i njohur i Greqisë. Më pas ai vijoi fjalimin e tij duke folur mbi jetën dhe kontributin e dhënë të Kyriakos Mitsotakis, profilit të lartë grekë që i kushtohet busti i përuruar sot në Dropull.

Mjafton ta kesh parë në një material arkivor të televizionit grek ku ai flet me sensin aristokratik të humorit, për kokëfortësinë e gruas së tij arvanitase. Kjo ushqen dhe lidhjen e pandashme mes dy vendeve tona, që e shkuara i ka përzierë aq shumë, saqë po mos t’i dallojë gjuha, asgjë s’i bën të pandashme. Do të kisha dëshiruar që këtu të ishte sot Mitsotakis, por me siguri që ai do të kthehet në këtë shesh, pasi që nga sot sheshi mban emrin e të atit. Më vjen mirë që këtu bashkë me mua është një deputet, tashmë i thinjur.”, tha Rama.

perurimi i bustit te mitsotakis edi rama

Sondazh

Poll