Aktualitet

Vranësira të dendura dhe kthjellime afatshkurtra, si do të jenë temperaturat sot

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në zonat veriore dhe qendrore si edhe momente me pika shiu do të ketë në Jug të vendit.

27 Tetor 2023, 07:28 Nga A.B
Vranësira të dendura dhe kthjellime afatshkurtra, si do të
Moti

TIRANË- Deri në mesditë vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, përjashtuar ekstremin verior ku do të ketë rrebeshe afat shkurtra shiu. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në zonat veriore dhe qendrore si edhe momente me pika shiu do të ketë në Jug të vendit.

Ndërkohë pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike vetëm në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por pritet një rritje e lehtë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë./Dosja.al

moti

Sondazh

Poll