Aktualitet

Operacion i SPAK në Sarandë, shoqërohet një zyrtar i Drejtorisë së Urbanistikës së Bashkisë

Mësohet se zyrtar i Urbanistikës, Ariel Balani është shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Sarandës.

26 Tetor 2023, 23:01 Nga I.A
Operacion i SPAK në Sarandë, shoqërohet një zyrtar i
Bashkia Sarandë

TIRANË- Një zyrtar i Drejtorisë së Urbanistikes së Bashkisë Sarandë është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia me urdhër të SPAK. Mësohet se zyrtar i Urbanistikës, Ariel Balani është shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Sarandës.

Por pas procedurave që janë kryer aty, Balani është nisur drejt Tiranës. Ende nuk dihen shkaqet e arrestimit të zyrtarit, por pritet një njoftim zyrtar nga SPAK. Operacion për arrestimin e Balanit është kryer nga Forcat Operacionale të Tiranës.

spak ariel balani

Sondazh

Poll