Aktualitet

U drogua dhe përdhunua nga 4 persona/ Vellai i 26-vjeçares: Spitali i ka bërë ekspertizën pas 5 ditësh

Sipas informacioneve vajza është droguar dhe më pas është çuar në hotel, aty ku dhe është abuzuar nga 4 djemtë.

26 Tetor 2023, 22:13 Nga r.ll
U drogua dhe përdhunua nga 4 persona/ Vellai i 26-vjeçares: Spitali
foto ilustruese

VLORË- Vëllai i vajzës që u përdhunua nga 4 djem në Vlorë, tregoi se motrës së tij i është bërë ekspertiza mjekoligjore me vonesë.

Në një intervistë për Euronews, ai për këtë ja lë një pjesë të fajit spitalit të Vlorës që nuk ka një mjek për këtë punë dhe një pjesë të dyshimeve i çon te korrupsioni që mund të kenë kryer kriminelët në mënyrë që të fshihnin gjurmët e krimit të tyre.

“Ekspertiza mjekoligjore i është bërë pas 5 ditësh, ndërkohë që duhet t’i bëhej brenda 72 orëve,” – u shpreh vëllai i vajzës.

Sipas informacioneve vajza është droguar dhe më pas është çuar në hotel, aty ku dhe është abuzuar nga 4 djemtë. Lloji i drogës që është përdorur nëse kalon kohë, mund të zhdukë gjurmët nga trupi, gjë që nuk i leverdis drejtësisë, por djemve që abuzuan po.

perdhunohet 26-vjecarja ne vlore

Sondazh

Poll