Sport

Reagimi ironik i Pep Guardiolës pas ndeshjes së Champions League: “Jam shumë i shqetësuar për Erling Haaland”...

Manchester City fitoi edhe ndeshjen e raundit të tretë të grupeve të UEFA Champions League. Mbajtësi i titullit të Evropës triumfoi me rezultatin 3-1, jashtë fushe, përballë Young Boys Bernës , golat e shënuar në pjesën e dytë.

26 Tetor 2023, 16:43 Nga DOSJA
Reagimi ironik i Pep Guardiolës pas ndeshjes së Champions League:

ZVICER - Në ndeshjen në Zvicër, Erling Haaland realizoi dopiedë, goli i tretë i “Qytetarëve” i përket Akanjit. Edhe pse është golashënuesi kryesor i skuadrës, ylli norvegjez nuk po ka të njëjtat paraqitje si sezonin e kaluar, Pep Guardiola nuk e ka problem në këtë gjë.

“Jam shumë i shqetësuar”, - ka qenë përgjigjja ironike e teknikut iberik ndaj pyetjes për gabimet e Erling Haaland. "Është e rëndësishme që Erling të ketë shumë shanse. Njerëzit duan që ai të dështojë. Më vjen keq t'ju them këtë, por ky djalë do të shënojë gola gjatë gjithë jetës së tij. Ai është një kërcënim i jashtëzakonshëm.

Lojtarët duhet të gjejnë aftësitë e tyre pasuese si Kevin de Bruyne, apo Ilkay Gundogan, por ai do të shënojë deri në ditën e fundit që do të luajë futboll.

Nuk dua ta shoh Haaland vetëm në kuadrat, vetëm që të shënojë gola. Për të do të jetë më mirë nëse përfshihet edhe në veprimet jashtë zonës. Nuk kam asnjë dyshim, ai vazhdimisht përpiqet të rritet në lojë”,- shpjegoi Guardiola pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll