Sport

UEFA, vendimi i minutës së fundit për “Euro 2024” në Grupin”I”! Izraeli, dhe të tjerët, dinë gjithçka…

UEFA ka përcaktuar datat dhe vendet për ndeshjet mbetura kualifikuese të “Euro 2024” në Grupin”I”

26 Tetor 2023, 16:02 Nga DOSJA
UEFA, vendimi i minutës së fundit për “Euro 2024”

ZVICER - Pasi dy nga ndeshjet kualifikuese të Izraelit për “Euro 2024” u shtynë për shkak të luftës në Rripin e Gazës , UEFA ka vendosur datën e katër ndeshjeve që duhet të luajë ende “Toka e Shenjtë”. Por edhe skuadrat e tjera pjesëmarrëse në këtë grup: Zvicra, Rumania, Kosova, Bjellorusia dhe Andorra.

Kombëtarja e Izraelit ndeshjen e pare, ndër katër, do ta luajë kundër Kosovës më 12 nëntor, ndërsa ndeshja e fundit është caktuar për 21 nëntor kundër Andorrës. Ja dhe datat ndeshjeve të për kualifikueset e “Euro 2024” në Grupin “I”:

12 nëntor: Kosovë - Izrael

15 nëntor: Izrael - Zvicër

18 nëntor: Izrael - Rumani

21 nëntor: Andorra - Izrael

Kjo nuk është e gjitha! Izraeli do të luajë dy nga katër ndeshjet e tij kualifikuese për “Euro 2024” në shtëpi, por Federata e Futbollit të Izraelit duhet të gjejë një vend tjetër për të luajtur dy ndeshjet.

Për momentin ekziston mundësia që ndeshjet e kombëtares së Izraelit me Zvicrën dhe Rumaninë të luhen në Qipro, por zyrtarët e Federatës së Futbollit të Izraelit po mendojnë edhe për Hungarinë dhe Gjermaninë.

Rumania është në vendin e parë në Grupin “I” të kualifikueseve për “Euro 2024” me 16 pikë, e ndjekur nga Zvicra me 15, Izraeli me 11, Kosova 7, Bjellorusia 6 dhe Andorra me 2 pikë. Izraeli ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje në Grupin “I”, ndërsa Zvicra dhe Kosova kanë shënuar vetëm 7 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll