Sport

TRISHTUESE! Wanda Nara shpërthen në lot para kamerave, teksa flet për betejën e saj me leuçeminë… (video)

Bashkëshortja e futbollistit të Galatasaray, Mauro Icardi, ka bërë publike sëmundjen e saj të rëndë dhe ka shpërthyer në lot në kamera.

26 Tetor 2023, 12:25 Nga DOSJA
TRISHTUESE! Wanda Nara shpërthen në lot para kamerave, teksa flet

ITALI - Kanë kaluar tre muaj që kur gazetari argjentinas, Jorge Lanata, zbuloi se Wanda Nara vuante nga leucemia.

Bashkëshortja e futbollistit, Mauro Icardi është dërguar në spital, pas dhimbjeve të forta në stomak. Mjekët vendosën se ishte mirë që ajo të shtrohej, në mënyrë që t'i nënshtrohej të gjitha analizave të nevojshme, të cilat treguan se qelizat e bardha të gjakut ishin shumë të larta.

Në deklaratën e saj më të fundit ajo tha: "Unë do të ndizja televizorin në spital dhe do të shihja 'Wanda është e sëmurë' dhe nisa të qaja, duke mos ditur se çfarë kisha në të vërtetë".

Prezantuesja argjentinase viziton një qendër të specializuar në vendlindjen e saj, për të luftuar sëmundjen, e cila nuk përmendet me emër.

Ajo ka deklaruar ndër të tjera, se para se të nënshkruante për të marrë pjesë në “Dancing with the stars” mori leje nga mjekët, ndërsa kur përmendi fëmijët e saj, shpërtheu në lot: “Fëmijët e vegjël në fillim nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte me nënën e tyre. Ata e ndjejnë se gjithçka është mirë”, ndërsa përfundon duke thënë se kërcen për të treguar se është mirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll