Sport

VIDEO/ Skenografi sensacionale, realizuar për nder të aktorit të madh Jean-Paul Belmondo në ndeshjen PSG - Milan! Ja pse...

Skenografi e bujshme e bërë për nder të aktorit të madh Jean-Paul Belmondo nga tifozët parizienë në startin e ndeshjes PSG - AC Milan, në fazën e tretë të Grupit “F” të këtij sezoni të Champions League.

26 Tetor 2023, 13:07 Nga DOSJA
VIDEO/ Skenografi sensacionale, realizuar për nder të aktorit të

FRANCE - Ish-artisti i madh, i lindur më 9 prill 1933, u nda nga jeta më 6 shtator 2021. Ai ishte një adhurues i madh i skuadrës nga kryeqyteti francez, madje një nga njerëzit, që vuri supin në themel të tij, gjë që ndodhi në vitin 1970.

Për nder të tij, tifozët e "Virage Auteuil" organizuan një shfaqje mbresëlënëse piroteknike, e cila u dyfishua nga një skenografi në të cilën përfaqësohej ai, i cili në një moment ka kryer edhe postin e zëvendëspresidentit në PSG, teksa mbante një armë në dorë, drejtuar në mënyrë simbolike te AC Milan.

Mesazhi i shfaqur nga parizienët ishte më se sugjestiv: “I kam në sy si Belmondo”. Në pankartën ku ishte shkruar ky mesazh ishte edhe stema e klubit nga 'San Siro', e cila kishte të vizatuar një objektiv. Gjithashtu, në fushën përballë është ekspozuar një tjetër telajo, në të cilën ishte vizatuar një ‘djall’, simboli i milanezëve, i cili gjithashtu ishte në “shënjestër” të ultrasve parizien.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll