Sport

Algjeriani Youssef Atal dënohet me 7 ndeshje, për një mesazh pro Palestinës...

Me një "penallti" prej 7 ndeshjesh, Federata Franceze ndëshkoi mbrojtësin e Nices, Youssef Attal, pas mbështetjes së tij publike të Palestinën.

26 Tetor 2023, 12:48 Nga DOSJA
Algjeriani Youssef Atal dënohet me 7 ndeshje, për një mesazh pro

FRANCE - Dënimet nga skuadrat e tyre dhe federatat e vendeve, ku ata garojnë janë përballur së fundmi nga futbollistë, të cilët shprehin hapur mbështetjen e tyre për çështjen palestineze në rrjetet sociale, ku këto mesazhe janë interpretuar si shenjë antisemitizmi.

Shembulli përfundimtar i faktit se bota e futbollit është distancuar nga konflikti  izraelito  - palestinez në përpjekje për të mbajtur një qëndrim neutral, është masa nga Federata Franceze e Futbollit, e cila ndëshkoi mbrojtësin e krahut të Nice, Youssef Attal, i cili më 18 tetor kishte ngarkuar në Instagram një mesazh pro Palestinës.

Pasi u pezullua fillimisht nga skuadra e Ligue 1, të enjten në mëngjes (26/10) Federata Franceze e Futbollit (LFP) njoftoi marrjen e një dënimi me 7 ndeshje për algjerianin, në fuqi nga 31 tetori.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll