Sport

Trajneri i Newcastle, pas humbjes nga Dortmundi: “Goditje e madhe për ne”…

“Ishte një goditje e madhe për ne, veçanërisht në shtëpi”, tha Eddie Howe

26 Tetor 2023, 11:34 Nga DOSJA
Trajneri i Newcastle, pas humbjes nga Dortmundi: “Goditje e madhe për

ANGLI - Newcastle United humbi 1-0 në shtëpi me Borussia Dortmund, në një ndeshje të Grupit “F” të Champions League të mërkurën. Kjo ishte humbja e parë e “Magpies” në turne, pasi ata kishin mundur më parë PSG-në dhe barazuar me AC Milan. 

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, pranoi se humbja ndaj “verdhezinjve” ishte një goditje e madhe për ta, të cilët megjithatë duhet ta gëlltisin humbjen dhe të mendojnë për ndeshjet e radhës.

“Ne e dinim që në fillim, se grupi ishte shumë i rëndë. Sonte ishte një goditje e madhe për ne, veçanërisht në shtëpi. Tani na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme jashtë fushe. Nëse ndonjë nga ato mundësitë e vonuara të shënimit do të ishte konvertuar, do të kishte ndryshuar vlerësimin tonë për lojën dhe rezultatin. Duhet ta marrim këtë goditje me qetësi dhe të fokusohemi te ndeshja e radhës”, tha Eddie Howe pas takimit me gjigantët gjermanë.

“Dëmtimet që pësuam janë të vështira për t'u gëlltitur, por duhet të përshtatemi. Çdo lojtar në ekip është shumë i rëndësishëm”, shtoi trajneri.

Eddie Howe dhe Newcastle duhet të kthejnë vëmendjen e tyre në Premier League, duke vizituar Wolverhampton më 28 tetor. Ekipi më pas ka një vizitë të vështirë te Man.United në Kupën e Ligës, me ndeshjet kundër Arsenalit dhe Borussia Dortmundit gjithashtu.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll