Sport

Lajm i pakëndshëm për Osimhen dhe Napolin

Golashënuesi prej rreth një muaji është jashtë llogarive të “azzurrëve”.

26 Tetor 2023, 11:22 Nga DOSJA
Lajm i pakëndshëm për Osimhen dhe Napolin

ITALI - Sulmuesi qendror i Napolit, Victor Osimhen, do të jetë jashtë fushës edhe për të paktën një muaj për shkak të dëmtimit, sipas mediave italiane.

Sulmuesi 24-vjeçar pësoi dëmtimin, duke luajtur për vendin e tij, Nigerinë, në një miqësore kundër Arabisë Saudite më 13 tetor, duke e detyruar atë të humbasë ndeshjet kundër Veronës në Seria A dhe Union Berlin në Champions League.

Osimhen do t'i nënshtrohet testeve të tjera në nëntor, por nuk ka gjasa që ai të rikuperohet plotësisht për ndeshjen kundër Atalantës më 25 nëntor.

Trajneri i Napolit nuk ka ndërmend të rrezikojë shëndetin e sulmuesit, ndaj nigeriani pritet të pushojë edhe për të paktën një muaj. Viktor Osimhen ka shënuar 6 gola në 8 ndeshje në Serie A gjatë sezonit aktual.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll