Sport

Reali mbyll një marrëveshje sponsorizimi me Bankën Saudite të Investimeve (SAIB)

SAIB theksoi se kjo marrëveshje do t'i lejojë asaj të lidhet me tifozët e Real Madridit në Arabinë Saudite dhe do t'i lejojë klientët e SAIB të kenë akses në përvoja unike.

26 Tetor 2023, 10:48 Nga DOSJA
Reali mbyll një marrëveshje sponsorizimi me Bankën Saudite

SPANJE - Real Madrid ka mbyllur një marrëveshje sponsorizimi me Bankën Saudite të Investimeve (SAIB). Banka saudite dëshiron të përdorë këtë bashkpunim me Madridin për të prezantuar "eksperienca unike" për klientët e saj, gjithmonë të lidhur me klubin e bardhë.

“Banka Saudite e Investimeve (SAIB) njoftoi sot marrëveshjen e re të bashkëpunimit me Real Madridin, ky bashkëpunim synon të prezantojë eksperienca unike për klientët e bankës,” – thuhet në deklaratën e SAIB.

Në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit, SAIB theksoi se kjo marrëveshje do t'i lejojë asaj të lidhet me tifozët e Real Madridit në Arabinë Saudite dhe do t'i lejojë klientët e SAIB të kenë akses në përvoja unike. Nuk jepen detaje të marrëveshjes. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll