Sport

Sukseset e kombëtares reflektohen edhe në renditjen e FIFA-s, shihni sa pozicione kemi fituar!

Kuqezinjtë triumfuan 2-0 edhe në miqësoren përballë Bullgarisë. Dhe dy sukseset e muajit tetor kanë sjellë ngjitjen e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s.

26 Tetor 2023, 11:06 Nga DOSJA

Sukseset e kombëtares reflektohen edhe në renditjen e FIFA-s, shihni

TIRANE - Fitorja 3-0 përballë Çekisë ka afruar kombëtaren kuqezi me Europianin Gjermani 2024. Tashmë nevojitet një pikë në dy sfidat e fundit përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe që skuadra e Sylvinhos të sigurojë matematikisht kualifikimin në Europianin e verës së ardhshme.

Kuqezinjtë triumfuan 2-0 edhe në miqësoren përballë Bullgarisë. Dhe dy sukseset e muajit tetor kanë sjellë ngjitjen e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s.

Kombëtarja renditet në vendin numër 59, tri pozicione më sipër krahasuar me renditjen e muajit të kaluar. Synimet e radhës janë fitoret në Moldavi dhe me Ishujt Faroe në “Air Albania”.

Suksese që do të sillnin vendin e parë në grupin E, gjithashtu edhe një pozicionim edhe më të mirë në renditjen e FIFA-s.

Sukseset e kombëtares reflektohen edhe në renditjen e FIFA-s, shihni

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll