Sport

Nasser al-Khelaïfi nuk ishte në “Parc des Princes” për të parë PSG-AC Milan…

Nasser al-Khelaïfi nuk ishte i pranishëm në “Parc des Princes” këtë të mërkurë në mbrëmje për të ndjekur ndeshjen e Champions League kundër AC Milan. Presidenti i PSG-së iu nënshtrua një operacioni urgjent në gju.

26 Tetor 2023, 07:30 Nga DOSJA
Nasser al-Khelaïfi nuk ishte në “Parc des Princes”

FRANCE - Kjo është një gjë e rrallë për një ndeshje të Champions League. Nasser al-Khelaïfi mungoi në takimin mes PSG dhe AC Milan në “Parc des Princes” këtë të mërkurë (21:00). 

Që të martën, presidenti parizien nuk ka mundur as të ndjekë seancën e fundit stërvitore të skuadrës së tij në “Poissy”, siç është mësuar para një ndeshje të Kupës së Europës.

Udhëheqësit nga Katari iu desh t'i nënshtrohej një operacioni urgjent në gju dhe duhet të qëndrojë në spital gjatë gjithë javës. Al-Khelaïfi ishte gati të largohej nga objekti mjekësor me paterica për të parë ndeshjen në tribuna, por mjekët ishin kundër.

Ai nuk do të jetë i pranishëm as në ceremoninë e “Topit të Artë” më 30 tetor. Para takimit C1, Nasser al-Khelaïfi ishte ende në gjendje të fliste në telefon me Luis Enrique, trajnerin e tij dhe Luis Campos, këshilltarin e futbollit të klubit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll