Aktualitet

Procesi ndaj Berishës në GJKKO/ Zbardhen DEBATET! Avokatja: Kërkoj kohë për t'u njohur me dosjen, u njoftova mbrëmë

Avokatja, e cila u caktua mbrëmjen e së mërkurës, ka kërkuar dy ditë kohë për t’u njohur me materialet, duke thënë se i duhet që të bëjë mbrojtje efektive.

26 Tetor 2023, 11:31 Nga A.B
Procesi ndaj Berishës në GJKKO/ Zbardhen DEBATET! Avokatja:
Dy avokatet

TIRANË- Zbardhen debatet brenda seancës gjyqësore për kryedemokratin Sali Berisha, mes avokates së caktuar nga shtetit, Rabie Cenalia dhe prokurorëve të SPAK. Avokatja, e cila u caktua mbrëmjen e së mërkurës, ka kërkuar dy ditë kohë për t’u njohur me materialet, duke thënë se i duhet që të bëjë mbrojtje efektive.

REPLIKAT:

Cenalia: Më caktuat mbrëmë në orën 20:00, dua kohën e nevojshme që të njihem me dosjen. Dua 2 ditë kohë. Duhet ta studioj për të bërë mbrojtje efektive.

Prokurorët e SPAK iu janë drejtuar duke i thënë se do të njoftojnë se ajo ka refuzuar mbrojtjen.

Cenalia: Nuk refuzova mbrojtjen!

/Dosja.al

gjyqi per berishen

Sondazh

Poll