Aktualitet

Seanca në GJKKO për Berishën, shtyhet për në orën 15:00, avokatët do njihen me dosjen

Mësohet se shtyrja e seancës është bërë që dy avokatet të njihen me aktet e procedimit penal të hetimit paraprak.

26 Tetor 2023, 11:06 Nga A.B
Seanca në GJKKO për Berishën, shtyhet për në orën
GJKKO

TIRANË- Shtyhet seanca e tretë për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ku kanë marrë pjesë vetëm dy avokatet e tij të caktuara nga shteti. Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia kanë mbërritur në GJKKO për t’u njohur me dosjen që ka të bëjë me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Pasi dolën nga Gjykata e Posaçme ato thanë:

Jo nuk u larguam, por seanca u shty për në orën 15:00”, tha njëra prej tyre. 

Përderisa po dal nga salla, detyrimisht!”, u shpreh avokatja Jalldiz Kastrati duke pohuar se ka pranuar të jetë palë mbrojtëse për Berishën.

Sipas një njoftimi zyrtar nga ana e GJKKO-së, mësohet se shtyrja e seancës është bërë që dy avokatet të njihen me aktet e procedimit penal të hetimit paraprak.

“Në datën 26.10.2023, ora 10.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u çel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha. Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e thirrur për caktim kryesisht nga gjykata, av.Jalldiz Kastrati dhe av.Rabije Cenalia. Nga ana e gjykatës, iu la kohë mbrojtësve për tu njohur me aktet e procedimit penal të fazës së hetimit paraprak, të përcjella nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe për këtë arsye ndërpreu shqyrtimin gjyqësor, për të rifilluar diten e sotme, në orën 15.00”, thotë Gjykata e Posaçme.

gjyqi per berishen

Sondazh

Poll