Aktualitet

Shpërndanin kanabis në Vorë dhe Kamëz, arrestohen dy persona 

Të dy personat ishin bashkëpunëtor në tregtimin, trafikimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike.

26 Tetor 2023, 10:49 Nga h.k
Shpërndanin kanabis në Vorë dhe Kamëz, arrestohen dy
Foto nga operacioni

KAMËZ-Dy persona janë vendosur në prangat e policisë paraditen e sotme për trafikimi të kanabisit në zonën e Vorës dhe të Kamzës. Nga operacioni "Vora 2" janë arrestuar E.A, 37 vjeç dhe A.K 22 vjeç, të cilëve i janë sekuestruar 1 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar kanabis.

Të dy personat ishin bashkëpunëtor në tregtimin, trafikimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike. Policia i ka kaluar materialet proceduriale Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. 

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vora 2”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7. Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kanabis. Sekuestrohen 1 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Vora 2”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. A. (M)., 37 vjeç dhe A. K., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në parkingun e një kompleksi në Vorë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar këta 2 shtetas, të cilëve gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis dhe më pas e shpërndanin në Kamëz dhe Vorë. Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

operacioni vora 2

Sondazh

Poll