Aktualitet

Ishte në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet 56-vjeçari në Morinë

Policia gjatë verifikimeve ka njoftuar se janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit” dhe “Pastrimi i parave”.

26 Tetor 2023, 09:15 Nga h.k
Ishte në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet
Foto ilustruese

KUKËS-Një 56-vjeçar nga Kosova është arrestuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Morinës, i kërkuar ndërkombtarisht për falsifikim dhe mashtrim. Shqiptari i Kosovës me inicialet M.T, rezident në Tiranë kërkohej nga autoritetet zviceriane në lidhje me disa akuza të ngritura në Bernë, nga ku ka dalë vendim dhe për ekstradimin e tij.

Policia gjatë verifikimeve ka njoftuar se janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit” dhe “Pastrimi i parave”. Uniformat blu kanë nisur procedimin penal për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Zvicrës, për mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe pastrim të parave, arrestohet me qëllim ekstradimin, 56-vjeçari nga Kosova. Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Bernit, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës, shtetasi kosovar, i kërkuar ndërkombëtarisht M. T., 56 vjeç, rezident në Tiranë. Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Berni, pasi autoritetet gjyqësore të Zvicrës i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit” dhe “Pastrimi i parave”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Zvicrës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Zvicër, vijon procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit.

arrestohet ne morine

Sondazh

Poll