Aktualitet

Arrestohet me urdhër të SPAK ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këtë aksion të SPAK.

26 Tetor 2023, 10:44 Nga A.B

Arrestohet me urdhër të SPAK ish-drejtoresha e Kadastrës së

DURRËS- Arrestohet ish-drejtoresha e Kadastrës në qytetin e Durrësit Rajmonda Dashi. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Dashi u vu në pranga teksa ishte brenda zyrës së saj. 

Mësohet se ajo aktualisht punonte në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë. Raportohet se SPAK ka nisur një aksion brenda Kadastrave, ku deri më tani, dyshohet se ka disa të shoqëruar, si punonjës ashtu edhe ish-punonjës. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këtë aksion, dhe për motivet që çuan Dashin pas hekurave.

Më 15 dhjetor të vitit 2021 Rajmonda Dashi dha dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Durrësit dhe në vend do saj u emërua Risena Xhaja./Dosja.al

durres rajmonda dashi

Sondazh

Poll