Aktualitet

Njëra prej tyre kandidate për deputete! Kush janë dy avokatet që do përfaqësojnë Berishën në seancë?

Berisha është lënë në detyrim paraqitje dhe ndalim për dalje jashtë shtetit, pasi hetohet për korrupsion me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

26 Tetor 2023, 10:03 Nga A.B
Njëra prej tyre kandidate për deputete! Kush janë dy avokatet
Sali Berisha

TIRANË- Edhe sot, në ditën e tretë, Gjykata e Posaçme po zhvillon seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seancat kanë dështuar për dy ditë më radhë, ndërsa ditën e sotme ish-kryeministri Berisha do të mbrohet nga dy avokatët e shtetit Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia, të cilat kanë mbërritur në seancë.

Berisha është lënë në detyrim paraqitje dhe ndalim për dalje jashtë shtetit, pasi hetohet për korrupsion me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Po kush janë dy avokatet që iu caktuan?

RABIJE CENALIA

Ajo ka marrë pjesë në pendesën e Enrik Hoxhaj. Ky i fundit lidhi një marëveshje bashkëpunimi me prokurorin e rrethit Elbasan, Kreshnik Ajazi, për të treguar ngjarjet kriminale ku ai ishte i implikuar.

Pyetja e Hoxhaj, u bë nga një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe një oficer i policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Hoxhaj u pyet në prani të avokates Rabije Cenalia, duke treguar të gjithë aktivitetin kriminal.

JALLDIZ KASTRATI

Kastrati, njihet si avokate e disa prej grupeve kriminale më të rrezikshme si Banda e Cërrikut, apo Banda e Durrësit. Vite më parë, ajo ka rënë pre e një grabitje, ku iu zhdukën dokumente të rëndësishme të dosjeve hetimore.

Po ashtu, Kastrati ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

/Dosja.al

gjyqi per berishen

Sondazh

Poll