Aktualitet

Gazetarja u sulmua nga televizioni në Vlorë, Shoqata e gazetarëve: Kërkojmë nga AMA që të solidarizohet me kolegen

Gazetarë dhe organizata mediatike kanë shprehur publikisht mbështetjen për gazetaren Afrovita Hysaj.

25 Tetor 2023, 07:43 Nga A.B
Gazetarja u sulmua nga televizioni në Vlorë, Shoqata e
Afrovita Hysaj

TIRANË- Një ditë më parë, gazetarja Afrovita Hysaj u sulmua nga media lokale në Vlorë “6+1 Vlora TV”. Komentet denigruese ndaj gazetares lidhet me rastin e përdhunimit të 26-vjeçares disa ditë më parë në Vlorë. Ndërkohë që gazetarë dhe organizata mediatike kanë shprehur publikisht mbështetjen për gazetaren Afrovita Hysaj.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka reaguar duke e quajtur ngjarjen si një “akt të rëndë”  ndërsa kërkohet që të ndërhyjë AMA dhe organizata të tjera që të solidarizohen me kolegen Hysaj.

DEKLARATA

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh shqetësimin dhe tronditjen e thellë për deningrimin ndaj gazetares Afrovita Hysaj nga televizioni 6+1 Vlora në një publikim në faqen online të kësaj mediaje. Denigrimi publik i një gazetareje për shkak të raportimit të një ngjarje të ndodhur në Vlorë është një precedent shumë i rëndë për median në Shqipëri e që shkel cdo kod të profesionit, të etikës jo vetëm të gazetarisë por edhe të komunikimit publik.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë e dënon këtë akt të rëndë dhe duke u bashkuar me reagimet solidarizuese të cdo kolegu, kërkon nga AMA dhe cdo organizatë tjetër që merret me kodin e etikës, gazetarinë dhe të drejtat e njeriut në vecanti, që të solidarizohen me kolegen Afrovita Hysaj dhe të detyrojë median në fjalë të reflektojë publikisht për sjelljen e padenjë ndaj gazetares. Modele të tilla nuk kanë asgjë të përbashkët me gazetarinë e as misionin e medias!

Gazetarja Hysaj u sulmua nga televizioni në Vlorë pasi akuzohet se aludoi që në përdhunimin e 26-vjeçares disa ditë më parë në Vlorë morën pjesë 4 djem dhe jo 3 siç raportoi policia. Ndërkohë mësohet se autori i dyshuar i katërt është vëllai i drejtores së televizionit lokal “6+1 Vlora TV”./Dosja.al

afrovita hysaj

Sondazh

Poll